Ukrainë, Janukoviç injoron protestat

Ndërsa në Kiev vijojnë tubimet për dështimin e një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, që i hap rrugën nënshkrimit të MSA-së me Brukselin, presidenti ukrainas Viktor Janukoviç injoron këto tubime dhe mban një takim me presidentin putin.

Dy homologët janë takuar në Soci, për një marrëveshje strategjike për partneritet, që synon lehtësimin e politikave tregtare dhe ekonomike mes dy shteteve.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, i komentoi këto bisedime si një erë e re mes dy vendeve ndërsa tha se ky pakt është ende në hapat e saj fillestare.

Këtë fakt e ka pohuar dhe zëdhënësi i presidentit Putin, i cili tha se në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi në fushën e energjisë.

Këto bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës vijnë në një kohë kur në Kiev vijojnë prej më shumë se dhjetë ditësh tubimet masive. Ata nisën ndërsa presidenti Janukovic refuzoi nënshkrimin e paktit e marrëveshjes për asociim me Bashkimin Evropian, që afron vendin me Brukselin.

Lajme të ngjashme

Back to top button