Martinez shumë pranë kalimit tek Tottenhami

Skuadra londineze Tottenham Hotspur është shumë pranë që të fitojë luftën me Arsenalin për shërbimet e sulmuesit të Portos, Jackson Martinez.

Martinez ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën portugeze, duke u bërë kështu cak i shumë skuadrave të mëdha angleze.

Arsenal kishte ofruar 20 milionë funte për Martinez, por mediat në Angli shkruajnë se ai është shumë pranë marrëveshjes me Tottenhamit.

Martinez ka shënuar 88 gola në 128 ndeshje për Porton.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button