Barcelona për mesfushën, kërkon Guarin

Merkatoja e dimrit po afron dhe që tani kanë nisur të lakohen emra konkretë për lëvizjet që mund të bëhen gjatë Janarit për të rikonfigurimin e skuadrave.

Nga Camp Nou është përfolur për nevojë urgjente në përforcimin e vijës së mbrojtjes, si dhe kërkohet me ngulm një sulmues i mirëfilltë nga Martino, por pazari që do të bëjë argjentinasi në Janar nuk mjaftohet me kaq, pasi mendon edhe për një përforcim në mesfushë.

I përzgjedhuri i trajnerit të Barcelonës do të ishte Fredy Guarin. E japin të sigurtë lajmin nga Anglia, ku për kolumbianin e Interit ka interes edhe nga Manchester United, Chelsea dhe Tottenham, transmeton Supersport.

27-vjeçari do t’i jepte më shumë forcë mesfushës së blaugranave dhe e ka bindur Martinon, aq sa ky i fundit i është drejtuar presidentit Rosell me këtë emër konkret për merkaton e dimrit. Në Angli, për Guarin ka interes mjaftueshëm nga David Moyes që e kërkon te Djajtë e Kuq, ndërkohë që në White Hart Lane, kolumbiani do të gjente Villas-Boas, me të cilin e lidh aventura e përbashkët që kanë patur te Porto.

Alternativa Chelsea duket edhe më e komplikuar, të paktën siç raportojnë mediat angleze, me skuadrën e Mourinhos që synon një goditje të trefishtë për të shkëputur njëkohësisht nga Interi, jo vetëm Guarin, por edhe Rannochian dhe Kovacic.

Në çdo rast, Barcelona duhet të hapë portofolin për t’i bërë qejfin Martinos. Mesfushori konsiderohet i paprekshëm nga Mazzarri së bashku me Cambiasson. Eshtë një operacion i komplikuar për t’i shkuar deri në fund, por që jep garanci.

Lajme të ngjashme

Back to top button