Adelina Ismajlit i keqpërdoret emri në fushatën politike

Shumë fansa kanë shkuar gjatë ditës së enjte në qytetin e Ferizajt për të parë këngëtaren Adelina Ismajli që do të këndonte në tubimin përmbyllës të LDK-së, por nuk e kanë parë.

Siç duket, emri i artistës është shënuar në ftesën e kësaj partie për fushatën komunale që janë duke bërë për balotazh tashmë në Kosovë, por ka qenë një keqpërdorim, pasi vetë artistja nuk ka ditur asgjë dhe nuk ka pasur ftesë, shkruan Panorama Plus.

Madje, ajo kërkon për këtë sqarim dhe përgjegjësin se kush e ka bërë, pasi e vetmja ftesë që ajo ka pasur, ishte ajo e ditës së premte në qytetin e Pejës, sërish për LDK-në. Këngëtarja Ismajli, siç edhe ju kemi informuar, ka qenë e vetmja artiste e ftuar nëpër tubime të kësaj partie.

Madje, emri i saj është përdurur edhe në ftesa ku tregohej se pas fjalimit këndon diva Adelina./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button