Rikthehen Stupcat me shumë risi

Ka kohë që nuk kanë ardhur me ndonjë risi, ndërsa publiku i pret me padurim. Janë këta Stupcat, djemtë të cilët secilën ndejë, apo festë e bëjnë më të këndshme përmes humorit që e sjellin.

Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe për këtë Vit të Ri, Stupcat do të na argëtojnë me shumë risi. Këtë e ka bërë të ditur aktori Vedat Bajrami në faqen e tij zyrtare në Twitter.

“Shumë shpejt Stupcat me projekt të ri. Si gjithmonë në bashkëpunim me OnAir. Ka me pas shumë befasi”, ka shkruar Vedati duke shtuar se gjithë punën e tyre do të mund ta shohim natën e Vitit të Ri në Televizioni Publik të Kosovës. “Zyrtare: Natën e Vitit të Ri, Stupcat në RTK”.

Lajme të ngjashme

Back to top button