Juventus fitoi te Bologna, radhën e ka Galatasaray

Kështu bëhet skuadra kampion. Juventus fitoi sërish me lojë jo shumë të mirë por efikase, edhe fitoi ndaj Bolognas në Renato Dall’Ara. “Biankonerët” të cilët do ta zhvillojë pas tre ditësh ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampioneve kundër Galatasaray në Stamboll, ia dolët të mposhtin Bolognan që luajti shumë më mirë në pjesën e dytë, por nuk ishte sa duhet e rrezikshme para portierit së portierit Buffon. 

Golin e parë në ndeshje e shënoi i rëndomti Arturo Vidal në minutën e 13. Mirëpo, atëherë kur nuk ndodhtte asgjë, nga një harkim nga këndi i mysafirëve, Giorgio Chiellini shënoi me kokë për rezultatin final 0:2.

Juventus e përforcoi edhe më shumë pozitën e parë në tabelë me 40 pikë, tani 6 më shumë se Roma që këtë fundjavë luan në shtëpi me Fiorentinën, ndërsa lajm i mirë për djelmoshat e Antonio Contes, është se edhe këtë herë nuk pranuan gol.

Lajme të ngjashme

Back to top button