De Bryne në syrin e Cityt
Manchester City ka filluar të përgatitet për goditjet e afatit kalimtar veror.
Sheikët e kësaj skuadre, ia kanë vënë syrin mesfushorit belg të Wolfsburgut, Kevin de Bryne.
Sipas asaj që shkruan Mirror, City, do t’i ofrojnë 40 milionë euro skuadrës gjermane, për mesfushorin që kaloi një sezon mbresëlënës, duke e ndihmuar Wolfsburgun që të arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.