Rama-Erdogan: Mbledhje të 2 qeverive, rikonstruktohet parlamenti (Video)

Pas takimit me Presidentit turk Erdogan, kryeministrin Rama deklaroi se pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Turqi do të zhvillohet edhe një mbledhje mes dy qeverive ku do të firmosen marrëveshjet dypalëshe.

Ndërsa Presidenti turk Erdogan ndërsa njoftoi se bashkë me Presidentin Nishani do vizitojnë punimet te Xhamia e Namazgjasë, bëri me dije se është gati projekti për rikonstruktimin e Parlamentit.

Edi Rama: Vizita e penguar nga tragjedia në minierë vitin e kaluar u realizua edhe pse Erdogan vjen në cilësinë e Presidenti. Me kënaqësinë që traseja e bashkëpunimit dhe marrëdhënie që Shqipëria ka me Turqinë . Zhvillimi me arsimin shëndetësinë dhe padyshim me kulturën. E presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatë zgjedhore në Turqi të kemi një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Erdogan: Ju falënderoj për mirëpritjen, ndjehemi si në shtëpinë tonë. I bindur që pas këtij takimi me një mik si Rama, mes dy vendeve do të hidhen hapa shumë të rëndësishëm. Marrëveshjen strategjike do ta firmosnim me Ramën kur isha kryeministër por e shtymë për shkak të tragjedisë në minierë. Jam këtu si President, por shpresoj se dy kryeministrat e vendeve ta përmbushin këtë marrëveshje.

Presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, ku pritet që në mënyrë simbolike të vendosë gurin e parë në themel. I pranishëm gjithashtu do të jetë edhe homologu shqiptar Bujar Nishani. Komuniteti Mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së madhe për besimtarët e fesë islame.

Në përmbyllje të vizitës së tij, Erdogan pritet të marrë pjesë në Forumin e biznesit Shqipëri-Turqi rreth orës 18:15.

Ardhja e presidentit Erdogan në vendin tonë përkon me datën e vizitës të parashikuar në majin e një viti më parë, por që u shty si pasojë e tragjedisë në një minierë në Turqi. Në majin e 2014-ës kur Erdogan kishte postin e kryeministrit të Turqisë, ftesa i ishte bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button