Detaje për Mercedesin e Gruevskit të cilin e deshi edhe Ivo Sanader i Kroacisë

Mercedesi i shtrenjtë i cili u diskutua në publikimin e sotëm të bisedave të përgjuara mes ish-ministrit të punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, dhe kryeministrit Nikola Gruevski është shitur në vitin 2012. Sipas bisedimeve të cilat opozita i publikoi në “bombën” e sotme, Gruevski dhe Jankullovska planifikojnë se si ta gënjejnë publikun se Mercedesi është i policisë, e jo për Gruevskin personalisht, sepse ai nuk do të paraqitet para publikut me vetura të shtrenjta.

Në vitin 2012 kur mediumet raportuan se MPB bleu Mercedes prej gati 600,000 euro, mediumet maqedonase gjërësisht shkruajtën detaje për veturën. Në qershor 2012, “Utrinski Vesnik” shkruajti për prokurimin ku tregohet se kjo është vetura e tretë e blinduar e policisë. Ministria deklaroi se vetura do të vozitet vetëm kur do jetë e nevojshme.

“Bëhet fjalë për shpalljen e blerjes së automjetit të blinduar, që do të shfrytëzohet për nevojat policore. MPB e ka blerë veturën te distributori Kompania “Mak auto star” e cila sipas marrëveshjes së publikuar, ka qenë e vetmja kompani që ka dorëzuar ofertë në konkursin publik të Ministrisë” shkruante gazeta.

“Ashtu është situata me të gjitha automjetet që i posedojmë. Asnjëra nuk është për përdorim personal të funksionarëve. Për shembull, xhipi i cili përdoret shpesh nga ministrja është përdorur për ngjarje të ndryshme, për mysafirë, kur ka pasur nevojë për siguri të lartë. Ashtu do të jetë edhe me automjetin e ri”, deklaroi ne qershor 2012 për “Utrinski” Ivo Kotevski, ndihmës-ministri për marrëdhënie me publikun të MPB.

Automjeti ishte i blerë prej “Mak Auto Star”. Përveç Gruevskit, siç tregojnë inçizimet nga opozita, të cilat kryeministri thotë se janë të montuara, nga politikanët në ballkan, i vetmi ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, i cili më vonë u gjykua për korrupsion, e ka dashur Mercedesin e njejtë. Pastaj ata e blenë automjetin, por nën presion të rendë nga publiku, Sanader duhej të heqë dorë nga Mercedesi.

Lajme të ngjashme

Back to top button