Në mesin e të arrestuarve ka edhe studentë

Nëntë studentët e arrestuar, akuzohen për pjesëmarrje në turmë dhe për pengesë në kryerjen e detyrës së policisë, gjatë protestave të disa ditë më parë.

Ata ishin ftuar në bisedë informative dhe menjëherë pas asaj kanë dalë para gjykatësit hetues i cili u ka shqiptuar masën e paraburgimit për 8 ditë, gjë për të cilën reaguan aktivitet e organizatave joqeveritare, duke cilësuar paraburgimin si akt i torturës dhe se me atë po bëhet keqpërdorimi i ligjit dhe në të njëjtën kohë po krijohet frikë dhe kufizohet e drejta themelore për lirinë e shprehjes.

Komiteti i Helsinkit ka potencuar se tetë prej tyre janë në burgun e Shutkës dhe një person i ri është lëshuar në arrest shtëpiak. Sipas Komitetit bëhet fjalë për shkelje të ligjit për  të cilin dënimi është 3 muaj deri në 3 vite, por sipas tyre në princip për këtë vepër nuk shqiptohet masa e paraburgimit.

Për këtë ka reaguar edhe OJQ “Lenka” nga Prilepi, duke theksuar se nuk ka baza ligjore për arrestimin e studentëve dhe se kjo që po ndodh është në kundërshtim me kushtetutë.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy anëtarë të Plenumit studentor. Nga prokuroria publike thonë se janë marrë masa pas paraqitjes së akuzës nga ana e MPB-së, kurse nga Gjykata Themelore 1 Shkup, është pranuar këshilla për arrestim pasi që rrethana thonë që mund të rrezikohet arratisja, si dhe nga frika që mund të përsëriten ato vepra për të cilat dënohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button