BDI, si të ju besojmë?

BDI prej nga thellësia e vrimës na e përcjell këtë komunikatë, edhe atë duke na treguar se nga afër e paskan përcjell tërë situatën. Në rregull, le të themi se kjo ishte ashtu. Por, aspak nuk mund të ju besojmë kur thonë se:
“BDI do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit në qytetin e Kumanovës”. – Si të ju besojmë kur të njëjtën na e thatë edhe për rastin “Sopoti” e “Monstra“.

Kur vëllezërit tanë po kalben burgjeve të pafajshëm, kur fëmijët e këtyre vëllezërve po rriten jetim me prind të gjallë.
Nuk u besojmë edhe kur thonë se:
“BDI ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë dhe uron shërim sa më të lehtë për të plagosurit.”
– Si të ju besojmë kur po Ju jeni pjesë e këtij regjimi vrasës dhe gjakpirës. Kjo që thoni aspak nuk është e sinqertë sepse asgjë nuk ndërmorët për parandalimin e tërë këtij tmerri të trishtueshëm.
Të mos harrojmë se ngushëllimet e sinqerta përcillen nga vendngjarja e jo me letra. Si dhe përkushtimi juaj për shtet stabil dhe të qetë shumë familjeve po ua nxinë jetën përgjithmonë.

Ndoshta dëmet materiale do t’i kompensoni, por asnjëherë nuk mund t’i ktheni ata civil të cilët u vranë vetëm pse ishin duke ndejt në shtëpitë e tyre, asnjëherë nuk mund të kompensoni trishtimin që përjetuan fëmijët dhe banorët e tjerë të lagjes dhe qytetit.

Kjo që po ndodh te ne tash e më shumë se 15 vite aspak nuk mund të përshkruhet me asnjë fjalë të logjikës njerëzore, ky është tmerr dhe dijeni se po luani me durimin e popullit. Po luani me gjithçka që po mundeni. Por, duhet të dini diçka…, “vetëm Zoti është i përjetshëm, gjithçka tjetër ka fundin e vet”, andaj edhe kjo lojë do të përfundon!

Shefajet Salla, sociolog

Lajme të ngjashme

Back to top button