Balotelli në Seria A?

Massimo Ferrero, presidenti i Sampdorias, dëshiron që të bëjë të mundur rikthimin e Mario Balotellit në Serinë A.

Reprezentuesi italian nuk po kalon një moment aspak te mirë te Liverpooli dhe po mendon seriozisht rikthimin në Itali.

Nga ky fakt kërkon të përfitojë Ferrero, i cili në një intervistë për mediat italiane zbuloi se ka një simpati të veçantë për ish sulmuesin e Interit, Milanit dhe Manchester Cityt.

Ferrero do ta bëjë një tentativë për të mbërritur te sulmuesi me origjinë ganeze edhe pse për të bindur Liverpoolin nuk do ta ketë aspak të lehtë.

‘Red’ shpenzuan 20 milionë Euro për Balotellin në verë dhe nuk dëshirojnë të lejojnë largimin e për një vlerë shumë të ulët.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button