Sevilla me lehtësi e kaloi Fiorentinën

Skuadra spanjolle, Sevilla, ka shënuar fitore të lehtë në sfidën e parë kundër Fiorentinës.

Andaluzianët shkatërruan 3:0 Fiorentinën, për të siguruar një fitore komode para takimit të kthimit në Itali.

Aleix Vidal (17’ dhe 52’) dhe Kevin Gameiro (75’) realizuan golat e kësaj fitoreje për Sevillan.

Në ndërkohë, sfida tjetër e mbrëmjes mes Napolit dhe Dnipros përfundoi në barazim 1:1.

David Lopez (50’) realizoi për vendasit, teksa golin e mysafirëve e shënoi Yevhen Seleznyov (81’).

Lajme të ngjashme

Back to top button