Edhe një protestë e qetë në Shkup (FOTO+VIDEO)

Protesta  e tretë me radhë e organizuar, me anë të së cilës qytetarët shprehën pakënaqësi ndaj sjelljes së policisë dhe që ishin rezultat i bombës së publikuar nga lideri i LSDM-së disa ditë më parë, lidhur me vrasjen e të riut Martin Neshkovski përfundoj e qetë dhe pa incidente. Sërish u bë thirrje që edhe nesër në të njëjtën kohë, në orën 18 të zhvillohen protesta.

21:15 Qytetarët në stilin e njëjtë me policinë bllokuan korsitë në qendër të Shkupit. Ata u ulën në asfalt duke treguar kështu pakënaqësinë e tyre ndaj sjelljes së policisë, e cila nuk lejoji që protesta të zhvillohet para Qeverisë dhe para Prokurorisë. Vozitës e makinave në rrugët e qytetit si duket përkrahin protestuesit pasi që ata i përshëndetim me dorë dhe i bijën burisë.

Protesta ne Shkup 07.05.15

20:50 – Edhe në këto momente është duke vazhduar protesta para Parlamentit, deri më tani protesta është e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident, raporton Portalb.

Protesta para Parlamentit (07.05.2015)

00000000

20:30 – Disa nga protestuesit kanë filluar të largohen, mirëpo pjesa më e madhe janë ende para kuvendit.

“Kërkojmë drejtësi. Duam të jetojmë të lirë”, “Uaaaa”- thërrasin protestuesit.

2 3 11

20:20 – “Do të protestojmë çdo ditë në ora 18” porositin protestuesit.

20:08 – Protesuesit vazhdojnë që qëndrojnë para Parlamentit. Ata vazhdojnë të bërtasin “Nuk ka drejtësi”,  “Nuk ka paqe”. Gjithashtu kërkohet dorëheqja e ministres Gordana Jankullovskes dhe kreut qeveritar.

7

8

11

19:55 – Protestuesit janë stacionuar para Parlamentit, i dhurojnë lulet e paqës policisë. Disa nga protestuesit janë ulur në tokë.

333

a

000

2

_____________________________

19:42 – Mijëra protestues arrijnë para parlamentit gjithashtu edhe Policia qe është në prani të madhe.
19:38 – Protestuesit lëvizin përpara ndryshojnë rrugën, nisen drejt Parlamentit.
233333
https://www.youtube.com/watch?v=VHqIPGyHbhc&feature=youtu.be
19:30 – Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Prokurorit Publik.
1
22
19:28 – Protestuesit bërtasin “Vrasës”, “ikni mafia”, “ne ju paguajmë”.
Ata lexojnë pjesë nga Kushtetuta ku shkruhet se policia nuk mund ti ndalojë qytetarët të lëvizin lirshëm.

19:08 – Policia ka bllokuar protestuesit dhe nuk i lejon të shkojnë para Prokurorisë.

33333

111111111111

2222

2

1

18:55 – Marshi protestues është në rrugën “Ilindenska” shkon drejtë Prokurorisë Publike. Marshi bëhet më masiv.

11208815_365013313708014_1861258102_n

111

Protesta në Shkup (07.05.2015)

Protesta në Shkup (07.05.2015)

Protesta në Shkup (07.05.2015)

Protesta në Shkup (07.05.2015)

18:45 – Protestuesit ndryshojnë plani, ata në këto momente janë nisur drejt Prokurorisë.

18:40 – “Policë jeni në anën e kundërt. Jeni duke mbrojtur këtë qeveri kriminele dhe hajdute. Ju duhet të na mbroni neve qytetarëve, jo ata që na harxhojnë paratë tona dhe madje na quajnë me emra të ndryshëm. Hedhni helmetat dhe armët dhe bashkëngjituni me ne. Sot më 7 maj jua kujtojmë betimin tuaj për ti mbrojtur qytetarët. Ju jeni duke i shërbyer një partie dhe bande të korruptuar në krye me Sasho Mijallkovin”, bën thirrje një nga organizatorët e protestës.

1 2 3

18:20 – Qindra qytetarë janë mbledhur për të tretën herë me radhë për të protestuar pas asaj që ndëgjuan nga bombat e shpalluar nga lideri i LSDM-së disa ditë më parë.

Policia ka vendosur kordonin policor në udhërkryq dhe nuk i lejon protestuesit të afrohen afër Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button