“Zemërohet” Daçiq, anulon vizitën në Ukrainë

Para pak kohësh Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në përvejtorin e ceremonisë për shënimin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore në Ukrainë.

Por, pasi që Ukraina ka ndërruar programin ceremonial, duket ministri Daçiq është “zemëruar” dhe ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje, transmeton Indeksonline.

“Ceremonia në Kiev është menduar të zhvillohet në një nivel diplomatik dhe jo politik, kështu që Serbinë në këtë ngjarje do ta përfaqësoj ambasadori në Çeki”, është arsyetuar Daçiq.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, thuhet se Daçiq ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij çek për të sqaruar këtë ndryshim programi. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button