Paraburgim për katër pjesëmarrësit në protestat para Qeverisë

Prokuroria publike themelore Shkup kërkoi masë “paraburgim” për katër pjesëmarrës në protestat e ditës së martë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Prokuroria publike themelore Shkup sot kumtoi se kanë pranuar kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër katër personave, për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që e pengon personin zyrtar në kryerjen e punës zyrtare”, të bëra gjatë protestave të djeshme para Qeverisë.

SPB Shkup dje ka përgatitur kallëzime penale kundër katër personaве nga Shkupi të moshës prej 26 deri në 40 vjeç, pjesëmarrës në incidentin e mbrëmshëm.

Të dyshuarit janë B.J. (1974), S.P (1989) të cilët ishin të njohur për policinë, ndërsa dy të tjerët B.T. (1984) dhe A.T. (1985) nuk ishin në evidencën e policisë.

Pjesëmarrësit në incidentet e dhunshme në të cilat u sulmua policia, deri më tani janë identifikuar edhe nëntë persona të tjerë prej të cilëve shtatë nga Shkupi dhe dy nga Manastiri.

Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të xhirimeve të shumta të publikuara në media, por edhe xhirimet e siguruara nga video-kontrolli, vazhdojnë të punojë në dokumentimin e plotë të dhunës gjatë ditës së martë, zbulim të pjesëmarrësve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button