Dy të vdekur në një incident të armatosur në fshatin Merovë të Tetovës

Prokuroria Themelore Publike Tetovë e ndriçoi vrasjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Merovë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kompetent nga Prokuroria Publike e Tetovës, i cili e zhvillon hetimin për vrasjen e dyfishtë nga e cila dy persona kanë vdekur dy vëllezër të moshës 23 dhe 25 vjet. Vrasja ka ndodhur në vendin Jabllanicë, f. Merovë, rajoni i Tetovës.

“Sot në mëngjes në periudhën nga ora 6:00 deri në orën 7:00, ka ndodhur një përleshje midis dy grupeve të cilët janë në lidhje familjare. Në përleshjen midis tyre është përdorur edhe armë zjarri, me ç’rast nga jeta janë ndarë dy vëllezërit nga njëri grup, ndërsa plagë ka marrë babai i tyre.

Nga ana tjetër janë plagosur dy persona të cilët me plagë trupore janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup”, theksohet në kumtesën e sotme nga Prokuroria. Hetimi i Prokurorisë publike themelore Tetovë vazhdon në drejtim të përafrimit të dëshmive materiale me qëllim të ndriçimit të ngjarjes.


­ Dy vëllezër nga fshati i Tetovës Merovë të moshës 24 dhe 25­vjeçare kanë marrë plagë vdekjeje nga armë zjarri pas incidentit të armatosur që sot në mëngjes rreth orës 7:00 ka ndodhur në vendin Jabllanicë në zonën e fshatit Merovë, përgjatë rrugës për në Sedllarevë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Njëri prej vëllezërve ka vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa tjetri në rrugë për në spitalin klinik të Tetovës. Dy persona të tjerë të cilët morën pjesë në incidentin e armatosur gjithashtu me plagë nga armë zjarrit pas ndihmës së dhënë në spitalin klinik të Tetovës janë dërguar në Klinikat e Shkupit.

Në vijim po kryhet ekspertiza në të cilën merr pjesë prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë rreth konfirmimit të arsyeve dhe gjithçka lidhur me rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button