Protesta edhe në Strumicë e Kavadar
Protestat të nxitura si rezultat i publikimit të audio incizimeve për vrasjen e Martin Neshkovskit në vitin 2011 do të shpërndahen nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë.
Prej ditës së sotme do të protestohet edhe në Strumicë, kurse prej nesër edhe në Kavadar dhe Kumanovë.
Dje përveç se në Shkup është protestuar edhe në Prilep dhe Manastir, kurse sot sërish do të ketë protesta në Shkup.