Neymar: Jemi duke mësuar me Messin për njëri-tjerin

Reprezentuesi Brazilian,Neymar thotë se ai është ende duke mësuar të luaj me bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, Lionel Messi.

Dyshja ka qenë duke kombinuar së bashku në fushë javën e kaluar dhe Neymar ka marrë lëvdata.

“Dalëngadalë ne lexojmë dhe mësojmë për njëri tjetrin më mirë”, u shpreh ai.

“Kemi startuar mirë me një fitore kundër Valencias, por duhet vazhduar të përmirësohemi. Jam duke u ndjerë më mirë fizikisht në të gjitha aspektet. Jam duke u përmirësuar në çdo ndeshje”.

Kur u pyet nëse La Liga ëshë më e vështirë se eksperienca në Brazil, Neymar buzëqeshi:”Vuaj njëjtë në Spanjë si në Brazil”.

Lajme të ngjashme

Back to top button