VMRO-DPMNE: Gënjeshtrat e Zaevit mungesë vizioni për LSDM-në

VMRO-DPMNE,  sot sërish duke u përqendruar në deklaratat e liderit të LSDM-së Zoran Zaev,  për investimin holandez, vlerësoi se ai nuk ka projekte dhe vizion për progres. Zëdhënësi i partisë Aleksander Biçikliski në konferencën për shtyp tha se me fakte dhe dokumente janë përgënjeshtruar deklaratat e Zaevit,  se  ka sjellë investimin holandez dhe se komuna e ka ndërtuar infrastrukturën e zonës dhe ka siguruar kushte të volitshme për investim.

“Të tre gënjeshtrat e tij u përgënjeshtruan me dokumente dhe fakte. Krahas asaj që ka gënjyer, Zoran Zaev as personalisht, as nëpërmjet partisë së tij, disa ditë nuk paraqitet të pranojë apo të kërkojë falje për konfirmimet e tij të rrejshme se e ka sjellë investimin holandez dhe kanë siguruar infrastrukturë komunale”, theksoi  Biçikliski.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat dhe për atë që ka akuzuar se të tjerët kanë gënjyer për investimin holandez.”Zoran Zaev dhe komuna e Strumicës në pajtim me marrëveshjen kanë marrë 52 milionë denarë  për ndërtimin infrastrukturor të zonës, para së cilës personalisht Zaev u lavdërua se vetë e ka ndërtuar dhe e ka siguruar investimin. Kjo tregon se LSDM-ja nuk ka projekte, nuk ka vizion për progres, ndërsa Zaev dëshmoi se nuk ka vepra pas vetes. Për këtë ai stoliset me punën e të tjerëve”, tha Biçikliski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button