Presidenti kroat Josipoviç do ta vizitojë Maqedoninë
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Sipas agjendës, në ditën e parë të qëndrimit në Shkup, Josipoviç do të ketë takim me nikoqirin e tij, presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ndërsa të enjten do të bisedojë me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe me kryeminsitrin Nikolla Gruevski.
Gjatë vizitës së tij, Josipoviç do të takohet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë kroate në Maqedoni.
Vizita në Shkup është pjesë e mini turnesë së Josipoviçit në rajon. Presidenti kroat, para ardhjes në Maqedoni do ta vizitojë Malin e Zi, ndërsa nga Shkupi do të niset në Kosovë.