Tetë aksidente në Shkup, dy me lëndime të rënda trupore

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme ka kryer ekspertizë në tetë aksidente komunikacioni në rajonin e Qyteti të Shkupit.

Prej tyre, një është me pasoja dëme materiale dhe pesë janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore janë marrë dy shoferë të automjeteve, një bashkudhëtar, dy këmbësor dhe një drejtues i mopedit.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore ku lëndime ka pësuar një këmbësor dhe një udhëtar i autobusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button