5 Maji, Basha: Frymëzim për çdo shqiptar për lirinë e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve ditën e sotme, në kuadër të 5 Majit.

Nga ky vend ai është shprehur se kjo ditë është frymëzim për çdo shqiptar që të zgjedhë lirinë e tij.

“5 Maji është frymëzim për çdo shqiptar që të zgjedhë për lirinë e tij apo të saj, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve të atdheut e duke bërë të mundur përparimin e vendit në rrugën e integrimit dhe BE”,- tha Basha.

Që në nisje të fjalës së tij për mediat, kreu i opozitës vuri theksin tek çmimi i lartë i lirisë, i cili vlerësohet më shumë gjatë kësaj dite.

“Liria nuk është vetë një koncept abstrakt, por vlera më e shtrenjtë për të cilat luftojnë kombet. Është parakusht i zhvillimit dhe i paqes shoqërore. Shumica e dëshmorëve që dhanë jetën ishin të rinj. Në lulen e jetës ata patën një zgjedhje shumë më të rëndë se sa çdo zgjedhje që përballet rinia sot: të jetojnë apo të vdesin në emër të lirisë së atdheut. Liria është vlera e kombit”,- tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Ai u shpreh se qytetarët duhet të forcojnë dhe thellojnë lirinë e tyre për të prodhuar, për të zgjedhur apo larguar me votë qeverinë. /noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button