Intelektuali shqiptar në mesin e dosjeve të Komisionit për lustrim

Kryetari i një shoqate të arsimit, njëkohësisht një personalitet që njihet si intelektual shqiptar, do të jetë në mesin e dosjeve që do të shqyrtojë Komisioni për lustrim në mbledhjen e sotme.  Deri më tani nuk janë dhënë detaje të hollësishme për personin që konsiderohet intelektual me ndikim në shoqërinë shqiptare.

Në mbledhjen e saj Komisioni do të shqyrtojë dosjet e disa personaliteteve të tjerë. Sot do të lustrohet edhe kryetari i një shoqate maqedonase, shoqatë kjo e cila është kujdesur për Maqedonasit e ikur nga Greqia.

Një person tjetër që do të jetë pjesë e dosjeve të  shqyrtuara nga Komisioni është edhe njëri prej bashkëpunëtorëve të ish liderit të VMRO-DPMNE-së, i cili ka qen mik i tij nga koha e studimeve por që është larguar nga Maqedonia shumë herët.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button