A është Ahmeti postier apo politikan?

Kapixhik nr. 121, e martë, 3 Shtator

Sllobodanka Jovanovska, editoriali- “Postier ,vetë-promovues apo ndërmjetësues”, Utrinski Vesnik
Faktori shqiptar e ka të ditur se nëse ka diçka që nuk guxon të përdorë për të krijuar rejting, kjo është kontesti për emrin. Se Maqedonia nuk mund të mohojë të drejtën e udhëheqësve shqiptarë të ndihen të shqetësuar që mosmarrëveshja nuk po zgjidhet , të bëjnë shtypje dhe të kërkojnë zgjidhje , por se ajo është shumë e rrezikshme dhe shumë ambicioze që të ndërmarrin një rol kyç në këtë problem. Këtë as Ahmeti nuk e do dhe nuk mund ta bëjë.

Iskra Koroveshovska , komenti- “Shkolla Demokratike me vlera të shtrembëruara” , Dnevnik
Stilolapsa të shumë gazetaresk britanik zëshëm folën për presionet në vendet-shembuj të demokracisë. Gazetaria po sulmohet me intensitet, pikërisht nëpërmjet kriminalizimit të gazetarisë investigative.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Fanari i David Frost-it”, Dnevnik
Edhe në epokën e internetit është duke u bërë një lobotomi masive, dhe prandaj përkujtohemi në David Frost, i cili me intervistimin e Nixon-it, e ka provuar rëndësinë dhe fuqinë e gazetarisë investigative.

Eroll Rizaov, kolumnë- “Kërkesë falje nga Veljanovski”, Utrinski Vesnik
Hipokrizia e kësaj qeverie dhe e kryeministrit tonë nuk kanë kufij. Po sa një njeri mendon se ka arritur majën, kur papritmas hapen horizontet e reja të gjëra . Po të vdisja dje nuk do ta dija, siç do të thoshte Stevçe Jakimovski, se Boris Kondarko është fajtori që me vite të tëra nuk janë pastruar listat zgjedhore dhe kodi.

Ilija Dimovski, kolumnë- “Rezerva për kualifikimet ligjore dhe politike”, Dnevnik
Ne kemi arritur që t’ju tregojmë, dhe t’ju drejtohemi drejtpërdrejtë kolegëve nga e LSDM-ja se sa disa çështje  janë racionalisht të rëndësishme, dhe se sa disa çështje të tjera, që janë prioritet i lartë për LSDM, janë absolutisht të parëndësishme , përveç për ato, në rrethin e tyre të mbyllur.

Sllobodan Najdovski, kolumnë- “Fenomen politik Maqedonas”, Utrinski Vesnik
Fenomen politik në korniza botërore është kur qeveria nënshkruan një dokument, dhe nuk e respekton. Arsyeja është se nënshkrimi është në interes të shtetit, dhe mosrespektim në interes të partisë, dhe arrihet në përfundimin se interesi i VMRO -DPMNE-së nuk përputhet me interesin e Maqedonisë.

Toni Naunovski , kolumnë- “Shpirtngushtësia e Maqedonasve modern”, Dnevnik
Ne Maqedonasit jemi sovran mbi realitetin tonë , ne kemi një totalitet – Maqedoninë! Veprimet tona nuk duhet të jetë një reagim ndaj ndikimeve të jashtme mbi R.M., por të caktuara nda duhet dhe patjetër – Maqedonase!

Dimitar Çulev, kolumnë- “Farsë në Siri”, Utrinski Vesnik
Është e njohur se historia përsërit veten si farsë : “Pranvera Arabe” në Siri u shndërrua në një vjeshtë të pamundur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button