Kroatët shqyejnë tabelat serbe

Dhjetëra protestues në fshatin Vukovar në Kroacisë kanë shqyer tabelat e shkruara me shkronja sllave. Shenjat në serbisht u vendosën në zbatim të ligjit që i bën tabelat dygjuhëshe në vendet ku më shumë se 1/3 e popullsisë i përket një minoriteti etnik.

Vukovar u kthye në rrënojë gjatë luftës për pavarësinë ndërsa para viteve 1990 dominohej nga serbët. Fshati është rindërtuar por ka mbetur ende tensioni etnik.

Tabelat u vendosën në disa ndërtesa zyrtare të hënën në mëngjes, por nuk qëndruan shumë pasi veteranët e luftës shkuan dhe i shkulën.

“Protestuesit kanë kapërcyer barrierat e policisë dhe kanë shkulur tabelat në gjuhën sllave në zyrën e taksave dhe stacionin e policisë”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Hina”. 

Gjuha kroate dhe serbe kanë linguistikë të njëjtë, por kroatët përdorin shkronja latine ndërsa serbët shkronja sllave. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button