Artistët më të pasur në botë

“Billboard” ka publikuar listën zyrtare të këngëtarëve me më shumë të ardhura në botë, në të cilët përllogariten përfitimet nga turnetë, albumet e shitura, klikimet e shkarkimet online përgjatë një viti.

Në majë të këtij klasifikimi qëndron grupi britanik “One Direction” me plot 46 milionë dollarë të ardhura në total, 9 milionë dollarë për secilin nga pjesëtarët.

E dyta renditet këngëtarja amerikane Katy Perry, e cila ka grumbulluar plot 30.1 milionë dollarë në vetëm 12 muaj.

Pjesë e kësaj liste të revistës amerikane, janë dhe artistë të tjerë të famshëm si Jay Z, i cili vitin e shkuar, përfitoi 22 milionë dollarë, ndërsa Miley Cyrus plot 15 milionë dollarë. /tvklan.al

Lajme të ngjashme

Back to top button