Braida: Pogba te Barcelona? Pse jo

Paul Pogba është pa dyshim futbollisti më i kërkuar në Europë. Orët e fundit është përfolur për një marrëveshje mes Juventusit dhe PSG për shumën e 80 milionë eurove, por nga Spanja, këkrojnë të vënë shkopinj nën rrota që ky operacion të mos kryhet. Bëhet fjalë për Barcelonën, që nëpërmjet drejtorit sportiv Ariedo Braida shpreh interesin e blaugranave për francezin.

“Sigurisht që Pogba na pëlqen shumë, por vetëm kaq. Për Barcelonën do të ishte një operacion shumë i rëndësishëm dhe interesant, por ne jemi të kushtëzuar në merkato, nuk mund të bëjmë blerje deri në vitin 2016 për shkak të pezullimit të FIFA-s.”

Gjithsesi, ky bllokim që vjen nga qeveria e futbollit botëror, nuk e ndalon Barcelonën në hyjë në bisedime për Pogba për vitin 2016.

“Mund të jetë një opsion, por gjithcka varet edhe nga dëshira që drejtuesve të Barcelonës dhe zgjedhjet e Luis Enriques. Unë thjesht studioj terrenin.”

Nga Pogba tek Darmien i Milanin, Braida nuk i kursen elozhet për futbollistin kuqezi.

E kisha te Milani, por tani është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm  dhe jo rastësisht është grumbulluar me kombëtaren. Te Torino është zhvilluar shumë, është një djalë serioz dhe shëmbullor në sjellje.”

Në fund Braida si italian që është, uroi që finalja e Championsit  të jetë mes Barcelonës dhe Juventusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button