Kryeministri britanik bën gafën e karrierës (Video)

Kryeministri britanik, David Cameron ka bërë një gafë të paprecedentë në një takim elektoral me studentët në Londër.

Në vend që të thoshte se këto zgjedhje janë përcaktuese për vendin, ai tha se janë përcaktuese për karrierën e tij, transmeton Telegrafi.

Cameron po mbante një ligjërim, ku u kërkonte studentëve që të votonin në këto zgjedhje. Gjatë fjalimit, David Cameron thotë: “Ju duhet të votoni, pasi këto zgjedhje janë më përcaktueset për karrierën….për vendin tonë”.

Pra, ajo që kishte në mendje Cameron ishte se zgjedhjet janë përcaktuese për karrierën e tij. Mirëpo, kryeministri britanik duhet të thoshte se ato janë përcaktuese për vendin. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button