Simeone: S’presim favore nga Reali

Takimin e radhës Atletico i Madridit e ka me Bilbaon, një sfidë që konsiderohet delikate nga Diego Simeone. Në daljen para gazetarëve, trajneri argjentinas siguroi se ekipi i tij synon gjithnjë të përmirësohet, ndërsa notat tha se do t’i japë në fund të sezonit.

“Ndeshja me Bilbaon vlen më shumë se ajo me Barcelonën në javën e 37. Mund të hedhim një hap përpara në objektivin për kualifikimin e tretë radhazi në Champions dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 112 vjet histori të klubit”.

Në ndjekje të Los Colchoneros qëndrojnë Valencia dhe Sevilla, me këtë të fundit që do të presë Realin e Madridit në Sanchez Pizjuan.

“Nuk presim ndonjë favor nga Reali, përkundrazi fatin tonë e kemi vetë në dorë, ndaj mendojmë vetëm për takimin me Bilbaon”.

Në lidhje me zërat për një sanksion të mundshëm nga FIFA, Simeone ashtu si drejtuesit e Atleticos përsëriti se nuk ka asgjë zyrtare dhe në këto kushte tha se komentet do të ishin të tepërta./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button