1 Maji, Milano kthehet në shesh beteje mes policisë e protestuesve

Milano është përfshirë nga trazira të dhunshme me mbi 500 protestues, pjesëmarrës në protestat e “1 Majit” duke i vënë flakën qytetit. Protestuesit i kanë vënë flakën automjeteve dhe situate paraqitet kritike me bomba letre, bomba Molotov, gaz lotsjellës e mjete të ndryshme rrethanore.

Mediat italiane dhe pamjet tregojnë për kaos në mes të qytetit Italian, ku barrikadat dhe kordonët me forca policore po përpiqen të vënë situatën nën kontroll.

Protestuesit e dhunshëm kanë ndërmarrë akte vandale duke u vënë zjarrin makinave dhe dyqaneve.

“Lufta guerrilase” është e përqendruar në zonën Magenta ku janë hedhur e përdorur bomba molotov, shumë makina janë përfshirë nga flakët. Dyer e xhama të objekteve të ndryshme përgjatë kësaj zone raportohen se janë thyer. / Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button