FIFA u kritikua nga La Liga

La Liga kritikon vendimet e FIFA-s për zgjerimin e turneve të Botërorit të Klubeve dhe Botërorit të përfaqësueseve, raporton Klan.

Prej 2025 klubet do të zhvillojnë çdo 4 vjet një turne me 32 pjesëmarrës, ndërsa nga 2026 Kupa e Botës do të jetë me 48 kombëtare.

Sipas La Liga kjo shkakton dëme ekonomike dhe në aspektin sportiv për kampionatet në të gjithë botën dhe për më tepër në asnjë moment nuk ka pasur konsultime me palët.

La Liga do të analizojë vendimet e FIFA-s dhe më pas e më pas do të ndërmerren hapat e nevojshme. Reagime të shumta pati edhe për zhvillimin e Botërorit 2022 në muajt Nëntor-Dhjetor, pasi kampionatet u ndalën për më shumë se 1 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button