Policia jep detale për arrestimet e kryera në Gostivar

Nga Policia e Gostivarit, kanë dhënë detale nga arrestimet e kryera gjatë dy ditëve të kaluara në regjionin e Gostivarit. Ekskluzivisht për “Tv2”, zëdhënësi i Policisë rajonale, Marjan Josifoski njoftoi se aksione janë kryer në qytetin e Gostivarit, Padalisht dhe Çegran. “Të martën rreth orës 14 e 30 me urdhër përkatës nga ana e gjykatës, është privuar nga liria 58 vjeçari me inicialet A.A nga fshati Padalisht, i cili më herët ishte gjykuar me tre vite burg për tregti dhe posedim të armës pa leje”, theksoi Josifoski, sipas të cilit, banori i fshatit Padalisht pas arrestimit është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Tetovës.

Aksioni tjetër po ashtu është realizuar gjatë ditës së martë rreth orës 16 e 30 minuta. Me urdhër të gjykatës, janë privuar edhe dy banorë nga Gostivarit, personat me inicialet F.B (49 vjeç) dhe L.B (34 vjeç). “Ato duhet të vuajnë dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 vit me pretekstin se kanë kryer veprën penale, kontrabandë me emigrantë. Ato janë bartur për vuajtje dënimi në burgun e Idrizovës”, tha Josifoski. Aksioni tjetër është realizuar në fshatin Çegran, por policia ka dështuar ta arreston. “Të martën rreth orës 20, po ashtu, është kryer aksion kontrolli në Çegran për privimin nga liria të 67 vjeçarit me inicialet P.N, i dënuar me një vit burgim për kontrabandim me emigrantë. Por, personi në fjalë ka arritur të arratiset nga objekti ku ndodhej”, njoftoi Josifoski. Tv2, të martën në mbrëmje raportoi se në Gostivar brenda ditës ishin kryer një serë arrestimesh, lajm ky që pastaj u transmetua edhe në media të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button