RDK: Dështim total i Komunës së Gostivarit për qeverisje të mirë

Dega e RDK-së në Gostivar pohon se Komuna e Gostivarit ka dështuar totalisht në mesin e 43 komunave të hulumtuara nga Proekti për shkëmbim të praktikave më të mira europjane për ndjekje të hapave kundër korrupsionit në nivel lokal, që është realizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave.

“Në këtë hulumtim që janë përdorur 74 indikator të shpërndara në katër kategori që kanë hulumtuar se si komunat në praktikë implementojn gjashtë principe të qeverisjes së mire edhe ate: transparencës, participimit, llogaridhënies, përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit. Nga ky hulumtim del në sipërfaqe se Komuna e Gostivarit, nuk është askundi në radhitje në mesin e dhjetë komunave më të mira, ku në tërrësi udhëheqin komunat me kryetar maqedonas, me në krye komunën e Strumicës.

Ky dështim total i Komunës së Gostivarit për sa i përket korrupsionit dhe transparencës është ilustrimi më i mirë për atë se si udhëhiqet kjo komunë në këto dy vitet e fundit. Në fakt, ky dështim është argumenti më i mirë për të gjith ato persona që tërrë kohën tentojn të bindin popullatën se Komuna e Gostivarit është komuna më  e mirë në gjith Balllkanin perëndimor, bile edhe gjith Bashkimit Europian. Gjithashtu, ky dështim total është përgjigjeja më e mirë për të gjith ato që dëgjonin dhe besonin se udhëheqësi komunal Nevzat Bejta ka marrë çmimin e famshëm si “kryetar më i mirë, menaxhues më i mirë i pesë kontinenteve në botë.” Pas shpalljes së rezultateve të këtij hulumtimi, në sipërfaqe del një e vërtetë se në realitet personi i apostrofuar është “kryetari dhe menaxhuesi më i keq i shtatë kontinenteve në botë.”

Duke patur parasysh se qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë promovimi i praktikave më të mira për ndjekjen dhe pengimin e korrupsionit në nivel lokal me qëllim të mundësimit të një ambienti të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe ekologjik, atëherë jo vetëm që duhet kërkuar llogari nga pushteti lokal në Gostivar, por në të njëjtën kohë organet shtetërore menjëherë duhet të ndërmarrin masa të duhura për konstatim të përgjegjësisë për këtë dështim të madh të Komunës së Gostivarit”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button