Reali nuk ndalet!
Real Madridi ka arritur të shënojë dhe fitoren e tretë rradhazi na La Liga, pasi tani ka mposhtur në shtëpi Athletic Bilbaon me rezultat 3-1.
Mbretërit ishin mjaf të entuziast në fillim të takimit pasi kontrolluan më shumë lojën dhe patën disa raste të për shënim, kunddrejtë Bilbaos e cila tentonte më shumë me kundërsulme të shpejta të bënte diçka.
Në minutën e 26, Karim Benzema asiston mjaftë bukur deri te Isco i cili shënon për të kaluar Real Madridin në epërsi.
Ndeshja vazhdoi të jetë dramatike me Realin çdo herë të urritur për të shënuar edhe golin e dytë.
Këtë gjë e arritën shumë shpejtë, pasi në minutën e fundit të pjesës së parë, Cristiano Ronaldo shfrytëzon një harkim të mirë të Di Marias duke shënuar me kokë për 2-0.
Pjesa e dytë kaloi përsëri në favor të Real Madridit, teksa në minutën e 73?, Isco shënon një supergol dhe përsëri me asistim të Benzemas.
Dhjetë minuta para fundit të takimit, saktësisht në minutën e 80, Ibai shënon për të ngushtuar epërsine Los Blancos, edhe pse kjo gjë në fund nuk ndodhi të ishte shumë e rrezikshme.
Real Madridi kështu arrin të fitojë 9 pikë nga tre ndeshjet e para, duke vërtetuar një ecuri mjaftë të mirë të klubit.