Abidal: Meritoja të qëndroja dhe 1 vit te Barça

Largimi i tij nga Barcelona krijoi jo pak zhurmë. Dalja në konferencë me lot në sy, rreth dy muaj më parë, ishte pasqyrimi i qartë i dëshirës së Erik Abidal për të mos u larguar nga katalanasit dhe këtë fakt mbrojtësi e ka konfirmuar në një intervistë për mediat franceze, teksa pranoi se atë e detyruan të linte “Camp Noun”:

“Dëshiroja të qëndroja dhe një tjetër vit me Barcelona dhe më pas të vendosja për të ardhmen time. Por drejtuesit e klubit nuk ma dhanë këtë mundësi. Besoj se e meritoja një mundësi të tillë për besimin dhe forcën që tregova në mposhtjen e sëmundjes sime. Më erdhi keq që u largova nga “Camp Nou” megjithatë ai nuk ishte një vendim i imi”, transmeton supersport.al.

Sandro Rosell i pyetur disa herë për këtë cështje në të kaluarën theksoi se Abidal kishte rënë dakort bashkë me klubin që t’i jepte fund karrierës së tij me katalanasit, por mesa duket deklaratat e futbollistit të cojnë në një tjetër përfundim. Gjithsesi Abidal tashmë është i përqëndruar tërësisht te skuadra e tij e re, Monako, me të cilën ka pasur vërtetë një start fantastik:

“Tani po përpiqem të shohë përpara dhe të jap maksimumin tim për Monacon. Jam i sigurtë se do të arrijmë të fitojmë duelin me Paris Saint Germain dhe Zlatan Ibrahimovic, të jeni të sigurtë për këtë”.

Abidal foli dhe për marrdhënien e tij me presidentin e klubit, Dmitry Rybolovles, i cili që kur ka marrë drejtimin e klubit në dhjetor të 2011, ka shpenzuar më shumë se 166 milion Euro në merkato:

“Ai është fantastik. Një miliarder i vërtetë dhe shumë i intersuar për skuadrën. Ai kërkon që ta cojë deri në fund projektin e tij për ndëtimin e një ekipi të madh, dhe është vërtetë serioz në qëllimin e tij”.

Lajme të ngjashme

Back to top button