Në USHT u organizua orë e hapur mësimore me nxënës

Sot, në amfiteatrin e Fakultetit Filologjik u realizua një orë e hapur mësimore nga Miranda Iljazi, studente e vitit IV, e Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Përveç studentëve nga të katër vitet e studimeve të këtij fakulteti, orën e organizuar me nxënësit e klasës së VII të Shkollës fillore “Naim Frashëri” e ndoqën edhe një numër i madh mësimdhënësish, bashkë me Prorektorin për arsim, Prof. dr. Fehari Ramadani dhe Doc. dr. Fatmir Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik, si dhe ligjëruesin e lëndës Metodika e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ora e hapur mësimore, e përgatitur nga asistentja e re Albulenë Zulbeari, filloi në orën 13:00 dhe zgjati 40 minuta. Sipas profesorëve dhe studentëve të pranishëm, kjo orë mësimore ishte tejet e suksesshme dhe si e tillë i arriti të gjitha qëllimet e saj.

DSC_6012

Pas përfundimit të orës, dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. dr. Fatmir Sulejmani i falënderoi të pranishmit duke theksuar se orë mësimore të ngjashme për nga suksesi, si kjo e Miranda Iljazit, janë në gjendje të realizojnë shumica dërmuese e studentëve të vitit IV të Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Sipas tij, është fjala për një gjeneratë të shkëlqyeshme studentësh, të cilët do t’i bënin nder çdo universiteti.

DSC_6032

Lajme të ngjashme

Back to top button