Shkolla fillore “Liria” promovon monografine “70 vjet të dritës së diturisë”

Shkolla fillore “Liria”me rastin e shënimit të  përvjetorit të 70 të themelimit të saj promovoi monografinë “70 vjet të dritës së diturisë” nga autori Nuri Rexhepi ndërsa recenzentë Prof.Dr. Shefqet Zekolli dhe Mr. Qerim Lita. Në këtë ngjarje mori pjesë Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, Këshilltari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi , Këshilltari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, drejtorë, veteranë të arsimit, familjarë të ish drejtorëve të kësaj shkolle, arsimtarë, arsimdashës etj.  Monografia ,,70 vjet të dritës së diturisë,, në vete ndërthen të dhëna, shumica e të cilave të panjohura për opinionin, dokumente, fotografi dhe fakte për jetëgjatësinë dhe vlerat e shkollës fillore ,,Liria,,.

_DSC6741

,, Sot ndjehem shumë i kënaqur dhe i realizuar se gjendem këtu, në mesin Tuaj, për të shenuar dhe festuar 70 vjetorin e njërës prej shkollave më të mira, më cilësore dhe më në zë në të gjithë Republiken e Maqedonisë. E them këtë jo ngase kjo është shkolla e jonë por ngase këtë e dëshmojnë  vetë dokumentet, flasin rezultatet e saj, flasin vetë aktorët e mbetur, dëshmitarë të këtyre të arriturave. Një shkollë e cila prej gjirit të vet, tanimë shtatë dekada me radhë ka nxjerrë sa e sa kuadro  të njohura të cilat iu bëjnë nderë institucioneve të ndryshme të arsimit, shkences, sportit,  artit e kulturës jo vetëm ketu në Maqedoni por edhe në shumë vende tjera të rajonit, nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si model i arsimimit cilësor dhe si një qendër e kultivimit të vërtetë të vlerave humane.

_DSC6763

Duke qenë të ndërgjegjshmë për potencioalin intelektual, krijues dhe organizativ të arsimtarëve tanë dhe stafit udhëheqës si dhe me dëshirën më të mirë që këto rezultate të arritura nga viti në vit të shtohen, ne mbetemi në qëndrimin e deklaruar dhe dëshmuar edhe më parë: se gjithmonë do të jemi pranë jush që këto dëshira dhe këto synime t’i bëjmë realitet. Prandaj, në emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi, Ju uroj këtë patronat jubilar duke Ju dëshiruar suksese të mëtutjeshme gjatë punës Tuaj fisnike!,, tha përmes tjerash Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti

Lajme të ngjashme

Back to top button