Ndalimi i shamisë në sportin Wushu kundërshtohet nga Federata e Turqisë

Kryeshefi Ekzekutiv i Federatës Wushu të Turqisë dhe anëtar i Bordit të Federatës Botërore të Wushu, Abdurrahman Akyüz tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet të Federatës Europiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Akyüz i cili shpjegon se vitin e kaluar në kampionat vetëm sportistet femra nuk kanë dërguar, por këtë vit nuk do të marrin pjesë në asnjë turne, u shpreh se: “Federata Europiane mori vendim se sportistet me shami nuk mund të marrin pjesë në branshin Tao”. Për të protestuar këtë nen turpi vendosëm të mos marrim pjesë në Kampionatin Europian as me përfaqësueset femrat dhe as me meshkujt. Ne si vend nuk e njohim më këtë Federatën Europiane të vjetruar dhe verbuar. Këtë ia kemi deklaruar edhe Federatës Botërore”.

Ai ka theksuar se edhe vendet e fuqishme të Europës si Italia dhe Franca kanë marrë vendim të dalin për shkak të keqmenaxhimit të Federatës Europiane dhe u shpreh se: “Edhe në të ardhmen nuk do të marrim pjesë në aktivitetet e Federatës Europiane të vjetruar, e të verbuar dhe do të kryejmë aktivitete së bashku me vendet e tjera të Europës për themelimin e një federate të re. Pas krijimi të një federate të re Europiane atëherë do të marrim pjesë në turnetë që do të zhvillohen.  Këto persona që drejtojnë këtë organizëm evropian, e kanë braktisur këtë punë dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri sa ato të heqin duar tërësisht nga Wushu-ja”.

Zeynep Akyüz sportiste profesioniste kombëtare në Wushu theksoi se ky vendim i Federatës Europiane është “mosrespektim” ndaj botës Islame.

Edhe Elif Akyüz kampione bote tha se ky vendim Federatës Europiane jo vetëm ndaj tyre, por është një “turp dhe akuzë” ndaj botës turke dhe asaj botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button