Action Bronson: Jetoj thjeshtë

Reperi me origjinë shqiptare Action Bronson, i cili po korr sukses në SHBA, në një intervistë për “Skee TV” ka deklaruar se, pavarësisht famës preferon të bëjë një jetë të thjeshtë.

31 – vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, thotë se fama për të ishte një surprizë që nuk e priste, megjithatë reperi shprehet kjo e fundit se nuk e ka ndryshuar dhe se vazhdon të mbetet i njëjti person.

“Të gjithë i duam paratë, makinat e bukura e jetën luksoze, por në një plan më të gjërë të jetës, asnjë nga këto gjëra nuk ka rëndësi. Ajo që më intereson mua është arti”, shprehet Bronson në intervistën e dhënë për televizionin amerikan. /tvklan.al

Lajme të ngjashme

Back to top button