Xhemaili bënë shaka me Higuainin

Mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemaili, ka treguar se me shokët e tij të ekipit kanë bërë shaka me Gonzalo Higuainin, kur përforcimi i ri i tyre rrëshqiti nga një barkë, duke pësuar lëndime në fytyrë.

“Kemi bërë shaka me të, dhe në fund, buzëqeshi edhe vet ai. Mirëpo, ajo ngjarje tashmë është harruar. Kurse, do të ishte mirë që gazetarët mos t’i bënin presion”, ka thënë Xhemaili.

Sa i përket përforcimit të ri të Napolit, Xhemaili ka bërë krahasime mes tij dhe Edinson Cavanit.

“Të dy ata janë futbollistë të ndryshëm.Edi që i shënonte 30 gola për një edicion, kurse Higuain ndoshta nuk do t’i shënojë 30 gola, por do të shërbejë në 15 gola që do t’i shënojnë bashkëlojtarët”, ka theksuar ai.

Reprezentuesi i Zvicrës shpreson që ky të jetë viti i Napolit.

“Nuk e di nëse ky do të jetë viti i ynë. Nuk më takon të flas, sepse duhet të shkojmë përpara prej ndeshje në ndeshje. Kampionati italian është prej më të vështirëve në Evropë dhe nuk duhet harruar se ekipi ynë tani përbëhet prej shumë lojtarëve të huaj, të cilëve u nevojitet kohë për t’u ambientuar”, ka pohuar Xhemaili, i cili ka potencuar se skuadra po e kalon shumë mirë edhe me trajnerin e ri, Rafael Benitez.

“Benitez u beson 22 lojtarëve, aq sa i ka në dispozicion, Kurse Mazzari u besonte vetëm 13 lojtarëve”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button