“Çenari” nesër arrin në Kosovë
Njëri prej aktorëve më të famshëm turk, Tolgahan Sayışman që është i njohur me rolin e tij Çenar në serialin televiziv Lale Devri pritet që të jetë mysafir në Kosova International Fashion Week 2015.
Burime të Indeksonline thonë se Çenari mbërrin në Aeroportin Adem Jashari nesër në 8 të mëngjesit ku do të pritet nga producenti i mirënjohur kosovar i “Kosova International Fashion Week 2015”, Ilir Geci.
Pra, Çenari do të jetë në Kosovë më datën 24 prill dhe do të jetë mysafir special në hapjen e Javës së Modës të shtunën në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Po ashtu aktori i njohur turk do të vizitojë edhe Qendrat e Modës Diva në Gjakovë, të cilat janë edhe sponsor gjeneral i ardhjes së tij së bashku me disa nga modelet më të mira në Turqi.
wooooooooowwwwwwwwwww QENAR na qmende me te wertet je faceri numer 1 ne ballkan