Lista Serbe u kthehet institucioneve

Lista Serbe pas rreth tre muajsh injorim të institucioneve të Kosovës, ka vendos që të tërhiqet nga bojkoti dhe tu kthehet normalitetit.

“Srpska” e kanë marrë vendim që të kthehen në parlament dhe qeveri të vendit, njofton kjo listë përmes një kumtese për media.

“Njëri nga shkaqet kryesore të kthimit të serbëve në Kuvend e në Qeveri është edhe marrëveshja se në të ardhmen nuk do të bëhen hapa të njëanshëm të partnerëve të koalicionit”, ka kumtuar Lista Serbe.

Kumtesa ka shtuar se në të ardhmen vëmendja kryesore do t’i kushtohet procesit të kthimit dhe shtimit të pranisë serbe në institucione.

Ndryshe, Lista Serbe, shkak për bojkotin e institucioneve të Kosovës, e ka marr shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit nga posti i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button