Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve dënon fuqishëm kurorën mortore dërguar Jovanovskit

Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve (AMG) ashpër dënon dërgimin e kurorës mortore me mbishkrim “Lamtumira e fundit” në adresën shtëpiake të gazetarit Borjan Jovanovski nga një dërgues i panjohur me emër kodi, Todor Aleksandrov. “AMG konsideron se askush nuk mund t’u kërcënohet gazetarëve për kryerjen e punës së tyre, në veçanti jo në këtë mënyrë dhe me involvimin e të afërmve të familjes. Dallimet mundet dhe duhet të jenë lëndë debat, këmbimi i mendimeve dhe ideve, por nuk duhet të jenë ofendim dhe kërcënim për jetë”, thuhet në shkrimin e AMG deri tek mediumet. Nga asociacioni kërkojnë të mos politizohet incidenti me shprehjen e protestës para Qeverisë sepse “gazetari është gazetar e jo opozitë”. Ata kërkojnë nga kompetentët në afat sa më të shpejtë të zbardhin rastin dhe në mënyrë më të ashpër të dënojnë kryerësin.

Lajme të ngjashme

Back to top button