Studentët paraqesin dy herë provimet

Burokracia administrative nëpër fakultetet e Maqedonisë, në vend që të pakësohet për ato universitetet që aplikojnë platformën e-know, tani është bërë ende më e rënduar se çka ishte para kësaj metode, shkruan Koha.

Studentët e Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM) përveç se janë të detyruar që çdo paraqitje, aplikim apo informim ta bëjnë përmes internetit, duhet që të gjitha të përsërisin edhe në formën manual. Pra, duhet të dorëzojnë dokumentet, të paraqesin provimet dhe të regjistrojnë semestrat personalisht në sportelet e shërbimeve studentore, pavarësish se të njëjtat procese i kanë kryer në formën elektronike paraprakisht. Madje paraqitje nga profilet përkatëse, në dosjet elektronike të fakulteteve, kërkohet të realizohet brenda një afati të caktuar kohor dhe për çdo tejkalim afati pasojnë gjoba në para.

Studentët tregojnë se mund të kesh në dispozicion edhe 10 ditë kohë për një paraqitje të caktuar, mirëpo nëse nuk e ke bërë në kohë paraqitjen elektronike, detyrohesh të paguash gjoba goxha të larta. Për shembull, paraqitja e një provimi me dënim kushton 500 denarë, ndërsa 1.500 denarë paguhet për regjistrimin e semestri me dënim.

Mbajtja e të dyja sistemeve administrative paralelisht, edhe e-know edhe manual, për disa studentë është e tepruar, apo ngarkesë e panevojshme, sikurse shprehen ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button