Mot me diell dhe me vranësira mesatare

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa e ditës do të ngjitet në 21 gradë Celsius.

Deri të dielën pason periudhë e motit kryesisht stabil dhe më të ngrohtë. Të premten drejt të shtunës vranësirat do të rriten dhe të shtunën do të ketë shi të dobët lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button