Shtyhet seanca gjyqësore për Naserin e akuzuar për vrasjen e maturantit maqedonas

Seanca gjyqësore e Naser Eshtrefit, i akuzuar për vrasjen e maturantit Angel Petkovski, ishte caktuar për 22 prill, mirëpo e njëjta u anulua dhe u caktua të mbahet me 4 maj.

Pala mbrojtëse shpreh pakënaqësi me atë se si po shkojnë punët në gjykatë, mirëpo avokati mbrojtës Angjell Gjorgjigjev për Portalb tregon se mban shpresa që në seancën e ardhme do të pranohen kërkesat e tyre.

“Si dëshmitë materiale vazhdojnë të mbeten shkopi dhe kosa që janë gjetur në veturën e babait të të ndjerit. Kosa nuk ka qenë e përgatitur për kositje barit, siç ata dëshirojnë të na e prezantojnë. Mjeti është një prodhim italian që shërben për sulm apo mbrojtje. Në Maqedoni nuk mund të blini një prodhim të tillë, dhe gjetja e këtij mjeti në makinën e babait të të ndjerit është mjaft dyshuese dhe simptomatike”, tha Gjorgjiev.

Ai gjithashtu tha se është zhgënjyer që Gjykata nuk i lejoi ekspertizë profesionale neuropsikiatrike që të vërtetonte gjendjen psikike të Naserit në momentin e vrasjes, madje, nuk ka pranuar as kërkesën e dytë të tij, për marrjen në pyetje edhe të babait të viktimës. Por shpreson që kjo situatë do të ndryshojë në seancën e radhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button