“Nëse CAS vendos pro-Shqipërisë, shanse direkt për kualifikim”

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, duke folur për “Zona Calcio” në radion italiane “Stereo 5” ka deklaruar se ka zgjedhur Shqipërinë për faktin se është në “gjendje për të vendosur për lojtarët që do të marrë në skuadër”.

“Në Kombëtare e kam këtë mundësi, ndërsa në ekipet e fundit që unë kam menaxhuar ishte e pamundur”, ka thënë De Biasi, përcjell Portali Albeu.

De Biasi ka shtuar gjatë intervistës se kampionati shqiptar i futbollit sot është më interesant, ka pasiguri mbi fituesit dhe ka rritur cilësinë teknike.

Për ndeshjen në Beograd, De Biasi deklaroi: “Ne varemi shumë në vendimin e CAS-it ndaj sfidës kundër Serbisë, nëse do të jetë i favorshëm mund të kemi një shans për kualifikim të drejtpërdrejtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button