Rama: Ata që kanë derdhur djersë, do të marrin pensionin që meritojnë

Nga qyteti i Fierit, ku prezantoi reformën e pensioneve, kryeministri Edi Rama theksoi se bëhet fjalë për një reformë “që na bën krenar të gjithëve” dhe që qeveria e mëparshme nuk arriti dot ta realizonte.

“Ne hoqëm tavanin e pensionit dhe krijuam një hapësirë që të gjithë të vendosin vetë për pensionin e tyre, duke paguar më shumë apo më pak kontribute”, shpjegoi Rama.

“Sot, jemi në gjendje që kujt ka derdhur djersë, t’i përgjigjemi me një pension që e meriton”, shtoi kryeministri.

Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha: “Në fund të këtij mandati, 120 mijë persona do të jetojnë më mirë se më parë sepse do të kenë pension më të lartë”./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button