Top Channel shkarkon Sokol Ballën
Pas videos intime të publikuar së fundmi për të në media, e që për hir të së vërtetës bëri shumë bujë, një reagim ka ardhur dhe në këtë drejtim. Në formë të prerë vjen dhe ndëshkimi i Sokol Ballës, ndërsa organizuesit e emisionit janë ende në dilemë se kush do të jetë pasardhësi i tij.
Dy ditët e fundit, Bordi i Aksionerëve ka qenë në dilemë për vendimin që duhet të merrte për Ballën, i cili drejton një nga emisionet më të rëndësishme politike të këtij televizioni, “Top Story”.
Mësohet se anëtarët e bordit kanë rënë dakord për të votuar për shkarkimin, por janë tashmë në dilemë për drejtimin e emisionit të nesërm ku i ftuar do të jetë Edi Rama.
Dilema është shtuar edhe më shumë pasi mësohet se Mustafa Nano nuk ka pranuar zyrtarisht deri më tani të zëvendësojë Ballën dhe koha nuk premton për negociata me gazetarët e mundshëm të tregut mediatik. Vetë Nano është në dilemë për të pranuar, pas shkrimit që bëri në mbrojtje të gazetarit.
Shkarkimi i tij nuk vinte pa shkak dhe kjo ka edhe një arsyetim të thjeshtë logjik. Sipas aksionerëve, shkarkimi i tij ka patur të bëjë me prishjen e imazhit të televizionit të tyre, ndërkohë që përflitej se një nga zëvendësuesit e mundshëm të Ballës mund të ishte Mustafa Nano.
Balla kishte planifikuar të kishte këtë të enjte në intervistë kryeministrin Edi Rama. Për gazetarin Balla qarkulloi një video me skena intime mes tij dhe një profili femre të paidentifikuar në internet. Kjo çështje nuk është lënë me ka,q pasi një sërë emrash janë vënë në mbrojtje të tij, me theks tek Baton Haxhiu dhe Carlo Bollino.
Analistët Baton Haxhiu dhe pronari i “A1 Report” Carlo Bollino, e kanë mbrojtur Sokol Ballën, duke thënë se Top Channel është duke gabuar me këtë vendim dhe se po krijon një “viktimë” në plot kuptimin e fjalës. Analistët kanë kujtuar standardet e dyfishta të këtij televizioni, kur në njërën anë transmeton skena seksi në “Big Brother” dhe nga ana tjetër gjykon jetën personale në shtëpinë e tij.
Sa i takon këtij vendimi, gazetari Sokol Balla ka qëndruar në heshtje duke mos bërë ende asnjë koment për videon dhe për vendimin e bordit të aksionerëve të Top Channel. /albeu
Po ju top chanell e dini mir se per qat vrim krejt bota sillet gjith luftrat e gjitha natyrave behen per qat vrim qe posedojn femrat ju q…. nana kush se don edhe ne fund ne top chanell me se paku dalin 10 sokol balla e juve po ju prishka imazhi leni kto prralla turp turp turp per top chanell.